Fermerja nga Suhareka që mban familjen me 26 bagëti

Fermerja nga Suhareka që mban familjen me 26 bagëti

Ka mbi 10 vjet prej kur filloi të merret me këtë veprimtari, e gjithçka filloi me një lopë nga e cila ajo tash numëron 26 sosh.

Një ditë e saj fillon pikërisht në këtë stallë, me obligimet që kërkohen për kujdesin ndaj bagëtive.

Viçat i mirëmban derisa arrijnë peshën e caktuar e janë gati për shitje.

Lopët qumështore kërkojnë më shumë përkushtim, qumështin e të cilave vetë Pirku e dërgon në pikat grumbulluese.

Me pjesën e mbetur përgatit bulmetin, ku më të veçantë e përmend djathin.

Edhe ushqimin e lopëve e siguron vetë.

Arat e bashkëfshatarëve që janë të pashfrytëzuara i mbjell me grurë e misër që përdoren si ushqim i kafshëve.

Vjet të tëra iu deshën Pirkut për ta zgjeruar më tutje fermën, por vullneti me të cilin punon çdo ditë sfidat thotë se ia bëri lehtë të kalueshme.

Përveç përkushtimit që e ka, për të arritur sukses në blegtori rol luajti edhe ndihma nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, e edhe nga Komuna e Suharekës.

Jetën në fshat pa bagëti nuk mund ta paramendojë.

Edhe tryeza thotë se i duket e kompletuar me produktet e qumështin që vetë i përgatit.

Ndër të tjera, Pirku gatuan fli me porosi dhe reçele nga frutat e ndryshme për t’i shitur.

CATEGORIES
TAGS
Share This