Reagim nga Lëvizja Vetëvendosje Therandë

Reagim nga Lëvizja Vetëvendosje Therandë

Të nderuar qytetarë,

Siç edhe ua kemi komunikuar ditën e premte, sot, Grupi i Kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra në Therandë, ka inicuar nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për diskutimin rreth çështjes së tatimit në pronë, konkretisht iniciativës tonë për faljen e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për taksapaguesit e komunës tonë.

Fatkeqësisht kjo nismë e jona që është në dobi të qytetarëve, nuk ka gjetur përkrahjen e mjaftueshme të anëtarëve të Kuvendit Komunal. Madje, as të kolegëve nga opozita.

Në pamundësi për të siguruar nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshm, në seancën e radhës të rregullt të Kuvendit Komunal, do të propozojmë si pikë jashtë rendit të ditës, që të diskutohet për çështjen e faljes së tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurove për tatimpaguesit e komunës tonë për vitin 2023.

Bëjmë thirrje për të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, por dhe ekzekutivit komunal, që ta mbështesin këtë iniciativë, duke përkrahur:
DEKLARATËN E KUVENDIT KOMUNAL PËR FALJEN E TATIMIT NË PRONË NË VLERËN DERI NË 100 EURO PËR TË GJITHË TAKSAPAGUESIT.

Nga ky propozim për vitin 2023:

  • 85% e taksapaguesëv nuk do të paguanin ASGJË për vitin 2023 (atyre që tashmë e kanë bërë do të ju llogaritej si parapagim për vitin vijues);
  • 10% do të paguanin më pak se 100 euro për vitin 2023, si dhe,
  • Vetëm 5% e tatimpaguesëve (që përfshinë edhe bizneset) do të paguanin më tepër se 100 euro.

Gjithashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës, përbrenda këtij viti, është zotuar se do të sjellë në Kuvend për votim ligjin e ri për tatimin në pronë, i cili rregullon edhe ligjërisht çështjen në fjalë në bazë të përshkrimit të mësipërm.

CATEGORIES
Share This