Goditje e madhe në merkato, Ballkani transferon futbollistin e kombëtarës shqiptare

Goditje e madhe në merkato, Ballkani transferon futbollistin e kombëtarës shqiptare

Mesfushori shqiptar Lorenc Trashi është futbollisti më i ri i i Kampionit të Kosovës FC Ballkani.

Lajmi është konfirmuar nga burime për “Albanian News”. Ky aset i është bashkuar kampionëve të Kosovës, ekipit të drejtuar nga Ilir Daja dhe drejtorit sportiv Nderim Nexhipi.

Dy ish-pjestarë të klubit të kuq kanë luajtur një rol të rëndësishëm për ta bindur lojtarin. Aktualisht Fc Ballkani renditet në vendin e 2-të me 38 pikë në Superligën e Kosovës.

Rikujtojmë që futbollisti u largua pas dy vitesh e gjysmë qëndrimi nga Qadsias. Lajmi për largimin nga klubi u konfirmua nga vetë ai përmes një postimi në Instagram.

CATEGORIES
TAGS
Share This