Ilir Daja bën surprizën e madhe të janarit, merr yllin e Superiores te Ballkani

Ilir Daja bën surprizën e madhe të janarit, merr yllin e Superiores te Ballkani

Skuadra e Ballkanit është në kërkim të përforcimit të skuadrës në merkaton e janarit. Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi i Ballkanit ka shprehur interesim për futbollistin e Tiranës, Vesel Limaj.

Megjithatë për transferimin e tij situata nuk është e lehtë – pasi lojtari ka kontratë me klubin e Tiranës. Përveç kësaj, Limaj ka oferta edhe nga klubet turke për të vazhduar karrierën në Turqi.

Vlen të theksohet se Ballkani është ndër klubet e interesuara për shërbimet e mesfushorit, por gjithçka do varet nga Tirana dhe lojtari.

CATEGORIES
TAGS
Share This