“Kobra” dhe “Kallashi”, kush janë prapaskenat e lidhjes së kërcimtares me vrasësin?

“Kobra” dhe “Kallashi”, kush janë prapaskenat e lidhjes së kërcimtares me vrasësin?

Dibran Hoxhaj, autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçares nga Kukësi dhe plagosjes së mikut të tij 27-vjeçar në klubin e tij në Prizren “Cobra City” është personazh i njohur për publikun.

Ai ka qenë i lidhur prej disa vitesh me kërcimtaren erotike Donjeta Kosumi të njohur si “Kallashi”. Kallashi ishte imazhi i “Cobra City”, një nga vajzat e preferuara të Cobrës i cili e quante edhe si pronare të klubit e veten si truprojë të saj.

Ata kanë patur lidhje mes tyre që kur të dy kanë qenë adoleshentë dhe madje lidhjen e tyre e kanë manifestuar në një këngë shqiptare tejet të njohur të zhanrit tallava.

“Unë e kam pas rastin me Donjeta Kosumin, Kallashin, qysh nga mosha 15-vjeçare. Ajo është shoqëru me mu, dhe në të gjitha sukseset e kam përkrah deri këtu ku ka arritë.

Kallashi ka qenë një histori shumë e gjatë, ka qenë shumë e re, e kam afru afër vetes qysh në moshën 15-vjeçare kam qenë, e kam këshillu e kam mbajtë”, deklaronte Hoxhaj në intervista.

CATEGORIES
TAGS
Share This