“Më shkruanin lojtarët”, Ivana tregon të pathënat e Botërorit:

“Më shkruanin lojtarët”, Ivana tregon të pathënat e Botërorit:

Ivana Knoll është kthyer në një nga emrat më të njohur që nga Botërori në Katar. 

Bukuroshja kroate, e cila u bë protagoniste në tribuna me veshjet e saj, bëri që të harroheshin edhe rregullat strikte në vendin arab.

Një eksperiencë që asaj i solli shumë fansa e me sa duket edhe me vetë futbollistëve të Kroacisë, të cilët ajo i ndiqte në çdo ndeshje. Disa prej tyre i kanë shkruar privatisht bukuroshes

“Disa lojtarë më kanë dërguar mesazhe të tipit ‘si je, bla, bla, bla’. Disa futbollistë më kërkonin falje për atë që do të ndodhte nesër, një ditë para ndeshjes. Por unë nuk u kam kthyer përgjigje derisa u mundën”, tregoi ajo për radion amerikane “Barstool Sports”.

Ivana nuk tregoi se kush ishin futbollistët, por shtoi se nuk ishte e interesuar për t’i njohur personalisht. “Unë thjesht argëtohem me të gjithë. Mendoj se njerëzve u pëlqej pasi jam e bukur. Nuk më intereson të njoh askënd personalisht këtu. Qëllimi im është që të bëj njerëzit të buzëqeshin, kjo është e gjitha”, shpjegoi ajo.

CATEGORIES
TAGS
Share This