Syla tregon emrat e ministrave që do të largohen nga Kurti

Gazetari Valon Syla ka treguar se me cilët ministra të kabinetit qeverisë nuk është i kënaqur kryeministri Albin Kurti por sipas tij as kosovarët. Syla thotë se shefi i qeverisë po mundohet t’i largojë nga pozitat e tyre ministrat Donika Gërvalla-Schwarz, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Rifat Latifi e Armend Mehaj.

Madje këta të dy fundit i ka quajtur “lleptiri dhe ushtari norvegjez”. “Po ashtu Zv. i Kurtit, Besnik Bislimi se kish sigurt. Realisht ankesa në parti ka edhe për Liburnin e Xhelalin, por ata sguxon me i prek 1 here Albini. Te kqyrim”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Sylës në facebook:

Me këta 5 ministria kosovarët sjanë të knaqun, por as Albini kishe. Edhe po mendojka me i hjek, kishe me u çpërla me publik ka pak.

1. Donika Gërvalla

2. Rozeta Hajdari
3. Artane Rizvanolli
4. Rifat Latifi – Lleptiri
5. Armend Mehaj – Ushtari Norvegjez

Po ashtu Zv. i Kurtit, Besnik Bislimi se kish sigurt. Realisht ankesa në parti ka edhe për Liburnin e Xhelalin, por ata sguxon me i prek 1 here Albini.
Te kqyrim.

CATEGORIES
TAGS
Share This