Prej sot, askush nuk guxon të shëtitet në sheshet e Prishtinës me trotinet elektrik

Nënkryetari i komunës së Prishtinë, Alban Zogaj, ka bërë të ditur të shtunën përmes një postimi në Facebook, se komuna ka ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrike në sheshet e Prishtinës.

Sipas Zogajt, qarkullimi është ndaluar edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar”, ka shkruar Zogaj.

Ditëve të fundit janë shënuar raste të shumta të aksidenteve me trotinetë në Prishtinë.

CATEGORIES
TAGS
Share This