Aksident i rëndë në Autostradë, rrotullohet një automjet [VIDEO]

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur pranë Malishevës, dhe në të janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamionetë.

Kjo e fundit është rrotulluar plotësisht, teksa është nevojitur ndihma e njësiteve përkatëse.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Indeksonline ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje por akoma nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

CATEGORIES
Share This