Trajneri i Zalgiris tregon se kush i stimuloi drejt fitores së mbrëmshme
Te Zhalgirisi i Lituanisë kanë pranuar se festa e Ballkanit pas shortit të raundit të parë kualifikues i ka motivuar më shumë.
Zhalgirisi të martën e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0 dhe e eliminoi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Në Prishtinë ndeshja kishte përfunduar 1:1.
Ka pasur kritika ndaj Ballkanit për shkak të festës së publikuar pas tërheqjes së shortit. Lojtarët e Ballkanit kishin festuar kur shorti përcaktoi Zhalgirisin për kundërshtar.
Kjo natyrisht është shfrytëzuar nga lituanët.
“Ishte një stimulim shtesë për ne”, ka thënë trajneri i Zhalgirisit, Vladimir Cheburin. Ai është pyetur pas ndeshjes në Vilnius për festën e Ballkanit, që natyrisht ishte e parakohshme.
“Kemi dhënë përgjigjen në fushë. Gjithsesi, Ballkani është ekip goxha i mirë. Por Zhalgirisi ishte më lartë sonte”, ka shtuar Cheburin.
Ka pasur kritika edhe në Kosovë për festën e Ballkanit, që për herë të parë luajti në Champions.