Rrahje masive në Nëpërbisht

Arrestohen tre persona për përfshirje në veprën penale “lëndim trupor

Prizren, më 14 prill 2022

    Më 13 prill 2022 rreth orës 22:37, policia është njoftuar se nëfshatin Neprebisht të Suharekës, ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Reagimi i patrullave policore ka qen i menjëhershëm. 

Në vendngjarje, patrullat policore kanë hasur në disa persona tëdyshuar të përfshirë në rrahje, të cilët kishin lëndime trupore. 

Personat e hasur në vendngjarje janë: • Xh. K., (viti i lindjes 1969, mashkull kosovar), • S. K.,(viti i lindjes 1996, mashkull kosovar),• F.K., (viti i lindjes 1960, mashkull kosovar), dhe • B.K., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar).

Policia i kanë afruar ndihmën mjekësore të lënduarve, i kanë dërguar në Q.K.M.F.-Suharekë për tretman mjekësor. Tëdyshuarit XH.K dhe S.K janë dërguar ne Spitalin Rajonal Prizren, kurse të dyshuarit F.K dhe B.K pas tretmanit mjekësor janë dërguar në stacion policor për intervistim.

​Me vendim të prokurorit të shtetit, tre  të dyshuar  ndalohenpër 48 orë, kurse i dyshuari XH.K lirohet ne procedurë tërregullt. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Stacionit Policor Suharekë.

CATEGORIES
TAGS
Share This