[VIDEO] Kolgeci për hartat zonale; Kërkon më shumë transparencë

Asambleisti më i votuar nga radhët e LDK-së në Suharekë z.Selman Kolgeci sot gjatë mbledhjes së asamblesë komunale ka shpalosur qëndrimin e tij rreth Hartave Zonale

Ky është fjalimi i plotë i Kolgecit:

Harta Zonale Komunale siç e dijmë të gjithë, është njëri ndër dokumentet më të rëndësishëm të planifikimit hapsinorë brenda territorit të Komunës.
Ajo që më shqetëson mua sikurse besoj që edhe qytetarët është stërzgjatja e hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm .

Është bllokuar fillimi dhe zhvillimi i shumë projekteve shkaku i mosmiratimit, prandaj është mëse i nevojshëm që të del në shqyrtim publik.

Le të kuptohet qartë e mirë, se ne si LDK jemi pro daljes në shqyrtim publik si dokument por natyrisht me një plan të qartë se çka do të ndodhë me fazën e shqyrtimit e deri në miratim.

Prandaj kërkoj të na prezantoni një plan detal të debateve publike dhe të na tregoni saktë e drejtë se si do të informohen edhe fshatrat më të thella me atë se çka është planifikuar të bëhet me dhe në pronat e tyre. Nëse nuk keni një plan të qartë të diskutimeve dhe nëse nuk dini ta përpiloni planin e diskutimeve, ne, me ekspertët tanë mund të iu bëjmë ndarjen e zonave dhe grupeve të interesit.

Është shumë me rëndësi që ky plan të diskutohet me grupe të interesit, të përfaqësoj interesat e qytetarëve e jo të pushtetit duke i cenuar interesat e qytetarëve të komunës së Suharekës, sepse ky plan ka me qenë në shërbim të të gjithëve dhe i disponushëm për të gjithë.

Nuk vëhet në dyshim që ne do të marrim pjesë në diskutimet që do të mbahen, njëlloji siç kemi qenë edhe do të vazhdojmë të jemi gardian të një planifikimi të qëndrueshëm urban e rural.

Faleminderit!

CATEGORIES
TAGS
Share This