Përkujtohet dëshmori Haxhi Haxhaj

Përkujtohet dëshmori Haxhi Haxhaj

Me 29 Mars të vitit 1999 në vendin e quajtur Gallush në fshatin Semetisht të Suharekës, kishte rënë në altarin e lirisë, dëshmori i kombit, Haxhi Haxhaj nga fshati Greikoc.

Për t’a nderuar veprën e dëshmorit, sot në vendin e tij të rënies është mbajtur tubim përkujtimor dhe janë vendosur kurora lulesh.

Për jetën dhe veprën e dëshmorit, kanë folur bashkëluftëtarë si gjenerali i FSK-së Enver Cikaqi, përfaqësuesi nga Komuna, kryesuesi i Asamblesë Bexhet Kuçi, të cilët e lartësuan veprën heroike të dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Përfaqësuesja nga familja, e ka interpretuar një poezi kushtuar dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Në fund u bënë homazhe edhe te varri i dëshmorit në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.

CATEGORIES
Share This