Përkujtohen dëshmorët në fshatin Samadraxhë

Në fshatin Samadrexhë, sot janë përkujtuar dëshmorët. Në këtë manifestim përkujtimor, kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur një fjalë rasti ku ka përshëndetur të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve të këtij fshati, ai tha se ky vend i ka dhënë shumë çështjes kombëtare, duke dhënë djemtë më të mirë.

Deshmorët dhe Martirët e fshatit Samadraxhë me guxim e vendosmëri treguan se si duhet atdheu.

Deshmorët e UÇK-së janë historia jonë më e re. Lavdi Dëshmorëve, ndër të tjerash tha kryetari Muharremaj.

Po ashtu u bë edhe promovimi i librit nga veprimtari i ç’ështjes kombëtare z.Rexhep F. Morina “Samadraxha djep i lirisë”.

Gjithashtu, sot u zbulua edhe pllaka e 11 martirëve nga ky fshat.

Në fund u vendosen kurora lulesh te lapidari në qendër të fshatit.

CATEGORIES
TAGS
Share This