VIDEO/ E pabesueshme! Rusia ka krematoriume të lëvizshme për të djegur ushtarët e vdekur

Rusia ka krematoriume të lëvizshme në arsenalin e saj për të djegur ushtarët e vdekur.

Sipas Telegraph , Ministria Britanike e Mbrojtjes, e cila publikoi një video që duken kamionët e krematoriumeve, pretendon se Rusia mund të përdorë krematoriumet e lëvizshme për të fshehur numrin e viktimave në luftën me Ukrainën.

“Nëse do të isha ushtar dhe e dija që gjeneralët e mi kishin aq pak besim tek unë, saqë po më ndiqnin në fushën e betejës me krematorium të lëvizshëm do shqetësohesha shumë. Qeveria mendon se rruga për të mbuluar humbjet është një krematorium i lëvizshëm,” i tha gazetës Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

Ai shtoi se krematoriumet e lëvizshme “ndoshta thonë gjithçka që duhet të dini për regjimin rus”, sipas Telegrafit.

Trupat ruse kanë hyrë në Kharkiv sot, qyteti i dytë më i madh i vendit, ku po luftojnë ushtarët ukrainas në rrugë. Autoritetet lokale në qytetin verilindor thonë se automjetet e lehta ruse kanë shkelur qendrën e tij dhe po u bëjnë thirrje civilëve të qëndrojnë në vende strehimi Presidenti Volodmyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Moskës për t’u takuar për bisedime në Bjellorusi.

CATEGORIES
Share This