Ballkani arrin marrëveshje me Ilir Dajën [DETAJET]

Ballkani pritet që shumë shpejt ta zyrtarizojë trajnerin e ri, pas shkarkimit të Bekim Isufit muajin e kaluar.

Burimet e KOHËS kanë konfirmuar se skuadra suharekase ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur shqiptar Ilir Dajën.

Daja u largua nga Partizani në muajin dhjetor pas rezultateteve jo të mira këtë edicion. Ai ka drejtuar edhe ekipe të tjera në Kategorinë Superiore, por asnjë jashtë saj dhe Ballkani do të jetë sfida e parë në karrierën e tij jashtë Shqipërisë.

Suksesi më i madh i Dajës si trajner ishte kualifikimi i Skënderbeut në fazën e grupëve të Ligës së Evropës në sezonin 2017/2018.

Ballkani e mbylli stinorin vjeshtor në Superligë me 33 pikë në vendin e tretë, vetëm dy pikë larg nga lideri Gjilani.

CATEGORIES
TAGS
Share This