Caktohet lokacioni ku mund të shiten mjetet piroteknike në Suharekë

KKSB-ja ka mbajtur takimin e radhës

Anëtarët e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e rregullt pune që u mbajt sot, në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Vlerësimi i përgjithshëm në territorin e Komunës së Suharekës;
  3. Vetëdijësimi për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike;
  4. Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët nga ana e Policisë në komunitet;
  5. Përgatitja e planit të veprimit për KKSB për vitin 2022.

Kryesuesi i takimit, Bali Muharremaj, kryetar i Komunës, pasi ka hapur takimin dhe ka njoftuar të pranishmit me Rendin e Ditës, më pastaj ka ftuar anëtarët e KKSB-së për të diskutuar lidhur me temat e parapara për këtë takim.

Pjesë e takimit ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka dhe anëtarët e këtij këshilli.

Pas diskutimit të temave të rendit të ditës, në fund kanë dalë këto rekomandime:

  1. Të ketë bashkëpunim në mes të qytetarëve dhe Policisë, lidhur me raportimin e rasteve që e rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve.
  2. Të caktohet lokacioni te Tregu Javor për shitjen e mjeteve piroteknike nga data 25 dhjetor 2021 deri më 02 Janar 2022.
  3. Mbajtja e ligjeratave nga anëtarët e KKSB-së në Gjimnazin “Jeta e Re” me temë: Mobilizimi i të rinjve për parandalim të hershëm të dukurive negative dhe; -Mjetekt e rrezikshme të pa-shpërthyera, të mbetura nga lufta po ashtu edhe për mjetet piroteknike.
  4. Bashkëpinimi me qytetarë dhe komunikimi lidhur me fushat e sigurisë dhe për problemet në përgjithësi që i preokupojnë qytetarët.
CATEGORIES
TAGS
Share This