Sjelljet më të bezdisshme të grave që burrat i urrejnë
Marrëdhënia e një çifti jo gjithnjë është perfekte, sepse ka disa sjellje të grave që i bezdisin burrat e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.
Kur bëni “shefen”
Disa burra nuk vënë re fjalët tuaja se çfarë ata duhet të veshin apo duhet të hanë, por nuk tolerojnë kur i thoni se me kë duhet apo jo të dalin. Nëse ju gjithmonë i ulërisni atij për ndonjë mikeshë, kjo nuk e bën të lumtur. Mund ta kuptojmë zemërimin tuaj kur mikesha në fjalë është ish e dashura, por nëse e ke të qartë që është thjesht mikeshë, lëre mënjanë zemërimin dhe xhelozinë.
Pyetjet kurioze
Kur ai kthehet nga shtëpia e ndonjë shoku, a i bëni atij një kuiz se çfarë bënë ata, sepse ti në të vërtetë nuk beson që ai ka qenë me shokët? Mund t’i bëni pyetje për kuriozitet, por nuk është e nevojshme të vazhdoni të pyesni derisa të gjeni diçka për t’u grindur me njëri-tjetrin.
Kontrollimi i telefonit.
Kur i dashuri juaj lë celularin në tavolinë kur është duke bërë dush, a vraponi të lexoni mesazhet? Nëse po, atëherë kjo do të thotë që ju nuk e besoni atë. Është normale ta pyesni se kujt po i shkruan kur jeni ulur pranë njëri-tjetrit, por nuk është e nevojshme të bëni kërkime në gjithë inbox-in e tij të mesazheve apo emaileve kur ai nuk është prezent. Kjo do të thoni që ju nuk keni besim tek ai dhe pse duhet të qëndroni me një person që mendoni se ju mashtron?
Telefonatat pa pushim
Është normale që të telefonosh apo t’i shkruash atij 1 ose 2 herë në ditë, por nëse e telefonon çdo orë e çast, për të kuptuar se ku ndodhet dhe çfarë fshihet pas zërave pranë tij, marrëdhënia juaj është në rrezik. Nëse nuk keni besim te ai, kjo lidhje se ka të gjatë!
Flakni çfarë ju del përpara
Disa njerëz flakin tutje gjëra kur janë të nervozuar. Disa të tjerë do të thyenin edhe xhamat po të mundnin. Nëse bëhesh e dhunshme sa herë që bëhesh xheloze, ai nuk do dojë të të ketë më pranë vetes. Edhe nëse acarimi juaj është i justifikuar, mundohuni të qetësoheni