Shkëputet teleferiku, humb jetën një person 

Një person ka humbur jetën në Çeki, pasi një teleferik në lëvizje është shkëputur dhe ka rënë në tokë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se në kabinën e teleferikut kanë qenë 15 persona, 14 prej të cilëve kanë shpëtuar ndërkohë njëri prej tyre ka mbetur i pajetë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pranë qytetit të Liberec, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet që sollën këtë tragjedi

Përplasja ndodhi vetëm një ditë përpara se teleferiku të planifikohej t’i nënshtrohej një mirëmbajtjeje të planifikuar dy-javore.

CATEGORIES
Share This