Grenell për aksionin e Policisë: Manipulim i disa politikanëve në Prishtinë, Biden s’duhet të heshtë
Ish i dërguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas situatës në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet dhe se kjo situatë e shkaktuar në veri është shkelje e marrëveshjes.
“Manipulimet politike nga disa në Prishtinë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur.
Joe Biden gjithashtu nuk duhet të heshtë për këtë situatë”, ka shkruar Grenell.
CATEGORIES Lajme