Pritje madhështore për Ardian Shalën në Mushtisht

Vendlindja është vendi ku çdo herë mbushem me energji për ditë të gjata e plotë angazhim.


Edhe sot u ndjeva shkëlqyeshëm në takimin e mëngjesit me rininë e Mushtishtit. Debati është traditë jona, traditë që të rinjtë e kanë të rrënjosur nga familja, nga lagjja dhe fshati.

Jam krenar se nga këtu, fillova rrugëtimin me pasion për dije, rrugën për profesionalizimin dhe angazhimin për shoqërinë, për shtetin dhe shtetësinë.

Pasi prezantova platformën tonë për rininë që kemi brenda programit të ardhshëm qeverisës, shkëmbyem ide dhe mendime pozitive për qasjen e barabartë në të mirat që ofron liria e Kosovës, shoqëri e mundësive dhe gjasave të barabarta.

Jam shumë i lumtur që rinia e Mushtishtit është gati për rrugëtimin tonë të përbashkët, për fitoren e qeverisjes së mirë, qeverisjen e LDK-së.
Suhareka për të gjithë!

Artikull i sponsorizuar: LDK – Suharekë

CATEGORIES
TAGS
Share This