Ndërron jetë dëshmitari i Masakrës së Krushës së Madhe

Ka ndërruar jetë Avdi Duraku, dëshmitari i Masakrës së Krushës së Madhe, raporton Gazeta Sinjali.

Duraku ishte dëshmitar i vrasjes dhe djegies së 45 civilëve më 26 mars 1999 nga forcat serbe, në mesin e 241 banorëve që u vranë në këtë fshat.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“…vdekja e Avdiut nuk është humbje vetëm për familjen, por për të gjithë atdhetarët. Në emrin tim, bashkëluftëtarëve dhe të bashkëpunëtorëve të mi, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Duraku! Avdi Xh. Duraku, qoftë i respektuar emri yt dhe u nderoftë e u kujtoftë për shumë mote jeta e vepra jote! Pusho i qetë miku dhe bashkëpunëtori im, Avdi! U prehsh në paqe dhe u takofsh në botën e përjetshme me vëllain dëshmor, Hysniun”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit

CATEGORIES
Share This