Shala dhe Sopaj i përveshen punës në Sallagrazhdë
![](https://suharekaexpress.com/wp-content/uploads/2021/09/ilir-sopa.jpeg)
Kandidati për kryetar të komunës nga Lidhja Demokratike e Kosovës Dr.Ardian Shala i shoqëruar nga kandidati për asamble komunale nga fshati Sallagrazhdë z.Ilir Sopaj gjatë vizitës në Sallagrazhdë nuk qëndruan duarkryq.
Ata ngjyrosën përmakët e urës, për ti dhënë kështu një pamje më të bukur.
Shala dhe Sopaj së bashku kanë vizituar edhe biznese dhe fermerë të fshatit, duke iu premtuar mbështetje.
Ja postimi i plotë nga Ardian Shala:
Në Sallagrazhdë, së bashku me kandidatin për asamble, Ilir Sopaj u kujdesëm për parmakët e urës mbi Lumbardh, duke i ngjyrosur.
Fushatën e vazhduam me vizita te disa biznese, ku e veçam atë të përpunimit të gurit (mermer dhe granit), me ç’rast premtuam se do të ngrisim zona ekonomike që do të kenë ndikim në rritjen e punësimit.
![](https://suharekaexpress.com/wp-content/uploads/2021/09/A57B9BFC-7874-4373-BBD8-D65594323744-1024x683.jpeg)
Takimi me fermerë që mbajnë dele, ku theksova se subvencionet do të jenë të bazuara në kritere ligjore dhe përkrahje meritore. Ngritja e stallave është prioritet për blegtorët e përkushtuar.
![](https://suharekaexpress.com/wp-content/uploads/2021/09/56C8C235-480D-4CA6-889B-60688EEF6C45.jpeg)
![](https://suharekaexpress.com/wp-content/uploads/2021/09/E3A1E3DE-C431-43CE-A534-25946B6178E5.jpeg)
Në takimin me kultivuesin e bimëve dekorative, premtova përkrahje rreth rregullimit të kanalizimit në atë zonë.
Qeverisja e mirë po vjen!
Suhareka për të gjithë!