Bali Muharremaj: Pandemia është menaxhuar mirë në Suharekë
Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës dhe kryetari aktual, Bali Muharremaj, i ftuar në Debat Pernime ka thënë se ia merr mendja që e ka menaxhuar pandeminë COVID-19 në Suharekë.
Sipas tij, komuna e Suharekës është marrë shembull disa herë edhe nga drejtori i Instituti të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Ma merr mendja që mirë është menaxhuar pandemia në komunën e Suharekës. Disa herë na ka marrë shembull Naser Ramadani për menaxhimin e pandemisë. Neve na planifikon buxhetin Ministria e Financave dhe e kemi të caktuar. Për vendimin për ndarjen e mjeteve ka marrë vendim asambleja dhe do ta respektoj deri në fund, deri më tash kemi subvencionuar mbi 1,500 persona”, ka thënë Muharremaj.
Muharremaj ka shtuar se kompania që merret me higjienën në Qendrat e Mjekësisë Familjare ka disa vërejtje me shkrim për shkak të situatës me pastërtinë në këto qendra mjekësore