Ndryshe nga të tjerët, Zyba e hap fushatën në Vreshta
Kandidati për kryetar të komunës nga Lëvizja Vetvendosja z.Salih Zyba, i cili njëherit është edhe deputet në kuvendin e Kosovës, ka zgjedhur një formë ndryshe nga të tjerët pë hapjen e fushatës.
Salih Zyba ka zgjedhur vreshtat e Suharekës për ta hapur fushatën duke respektuar masat e caktuara nga Qeveria për mbrojtje nga COVID-19, së bashku me kandidatët për asamble.
“Në mes të vreshtave, të cilat nuk janë vetëm një aktivitet bujqësor për zhvillimin ekonomik, por edhe pjesë e pandarë e kulturës, dhe traditës së Komunës së Therandës, kandidati për kryetar Salih Zyba së bashku me kandidatët për asamble e hapën fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Në përputhje me masat në fuqi, përgjatë këtij muaji do të bëjmë fushatë e cila nuk e rrezikon shëndetin e qytetarëve në asnjë moment.”