Shala merr pjesë në përurimin e memorialit të heroit Besim Ndrecaj

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë Dr.Ardian Shala i cili njëherit është edhe kandidat për kryetar të komunës së Suharekës, sot së bashku me asambleistin Bashkim Ndrecaj kanë marrur pjesë në zbulimin e memorialit të heroit Besim Ndrecaj.

Shala në profilin e tij në facebook ka shkruar:


I nderuar me pjesëmarrjen në aktin e shpalosjes së Memorialit kushtuar heroit Besim Ndreca në Malësi të Re.

Sot e gjithmonë, heroin Besim Ndreca do ta kujtojmë ne suharekasit dhe tërë kombi shqiptar, sepse, na la trashëgim veprën e tij heroike, shembullin e qëndresës dhe jetën me dinjitet.

Hapësirë Reklamuese

Ky Memorial, spikat nderimin tonë për heroin, çmimin e lirisë dhe vlerën e atdhetarëve, në kohët më të vështira.

Heroi Besim Ndreca, i lindur në Maqitevë, në kohën e aksionit të armëve, do të trashëgonte traditën e rezistencës epike përballë okupatorëve. Jetën e tij me dinjitet e vazhdoi në Malësi të Re, duke mbetur i përjetësuar me aktin e rezistencës, si hero që nuk e njihte dorëzimin.

Vepra e tij heroike, mbeti udhërrëfyes për bijtë dhe bijat më të mira të kombit, për të vazhduar rezistencën, si shembull atdhedashurie dhe shëmbëlltyrë e rrallë e kombit për gjeneratat.

Memoriali më së miri pasqyron veprën heroike të tij, të cilën na la trashëgim. Në mandatin e ardhshëm, në Maqitevë, premtoj se do të angazhohem për ta ndërtuar shtëpinë Muze të Besim Ndrecës, ku do të jetë e ekspozuar me dëshmi, jeta dhe vepra e heroit, si mesazh për gjeneratat e reja.

Lavdi e përjetshme heroit të kombit Besim Ndreca!

Faleminderit Familje e madhe Ndreca për respektin!

CATEGORIES
TAGS
Share This