Ekspertët: Mos bëni seks në dush

Ekspertët: Mos bëni seks në dush

Ideja e seksit në dush mund të duket emocionuese, por nga ekspertët po konsiderohet ide e keqe.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale në dush, mbi të gjitha, mund të jetë edhe shumë e vështirë dhe e papërshtatshme.

Sipas ekspertëve, dyshemeja e rrëshqitshme dhe e lagësht do të jetë një terren i vështirë, pasi është zor të ruash qëndrimin stabil në mes të seksit, shkruan IndiaTimes, transmeton Klankosova.tv.

Ekziston edhe rreziku i rrëshqitjes dhe goditjes së kokës fnë lavaman ose në dysheme, pra një gjë e tillë është më e rrezikshme sesa emocionuese.

Nëse diferenca në gjatësi mes jush dhe partnerit është mjaft e dukshme, lufta për të bërë seks dush do të jetë e vërtetë.

Jo vetëm marrja e pozicioneve të ndryshme të seksit do të jetë e vështirë, por edhe puthja, derisa dushi është i lartë me ujë që spërkat mbi kokat tuaja.

Ngritja e partnerit më të vogël mund të jetë një opsion, por me një rrezik të madh.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )