Deputetes së VV-së nuk ia lënë shenjë vitet, publikon fotografi joshëse nga pushimet
Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet në kinematografi dhe kuvend.
Së fundmi, aktorja duket se ka shijuar disa ditë të mira pushimi, teksa ka publikuar një fotografi me bikini pranë një pishine.
Foto: Adriana Matoshi/InstaStory
Në një imazh ku shihet nën shoqërinë e një shoqeje të saj, aktorja e filmit “Martesa” vë në pah linjat e theksuara të trupit në këtë paraqitje me bikini të zeza.
Përkundër faktit që i ka kaluar të dyzetat dhe është nënë e katër fëmijëve, Adriana duket se vazhdon të qëndrojë në formë të mirë trupore.