Kjo është mosha kur femrat i shijojnë më shumë marrëdhëniet
Hulumtimi i publikuar në revistën Personality and Individual Differences përcaktoi se në cilën moshë femrat gëzojnë më shumë marrëdhëniet intime dhe pse.
Në hulumtim morën pjesë 827 ferma të përfshira në tri grupe. Në të parin ishin me fertilitet të lartë të moshës 18 deri në 26 vjeçe, në të dytin ato me fertilitet më të ulët të moshës 27 deri në 45 vjeçe dhe në të tretën femrat që ishin në menopauzë nga mosha 46 vjeç e lart.
Bazuar në përgjigjet e tyre në sondazh, studiuesit zbuluan se femrat e moshës 27 deri në 45 vjeçe e shijojnë më shumë seksin.
Ato kanë një dëshirë të shtuar seksuale si përgjigje ndaj zvogëlimit të fertilitetit dhe fantazive të shpeshta seksuale, një jetë seksuale aktive dhe gatishmëri për të bërë seks të rastësishëm.