Kjo është mosha kur femrat i shijojnë më shumë marrëdhëniet intime

Kjo është mosha kur femrat i shijojnë më shumë marrëdhëniet intime

Hulumtimi i publikuar në revistën Personality and Individual Differences përcaktoi se në cilën moshë femrat gëzojnë më shumë marrëdhëniet intime dhe pse.

Në hulumtim morën pjesë 827 ferma të përfshira në tri grupe. Në të parin ishin me fertilitet të lartë të moshës 18 deri në 26 vjeçe, në të dytin ato me fertilitet më të ulët të moshës 27 deri në 45 vjeçe dhe në të tretën femrat që ishin në menopauzë nga mosha 46 vjeç e lart.

Bazuar në përgjigjet e tyre në sondazh, studiuesit zbuluan se femrat e moshës 27 deri në 45 vjeçe e shijojnë më shumë seksin. Ato kanë një dëshirë të shtuar seksuale si përgjigje ndaj zvogëlimit të fertilitetit dhe fantazive të shpeshta seksuale, një jetë seksuale aktive dhe gatishmëri për të bërë seks të rastësishëm.

Doktoresha Judith Easton deklaroi se rezultatet e hulumtimit të tyre tregojnë se femrat nuk duhet të “mashtrohen” nga dëshira për pasardhës në mënyrë që të përjetojnë një kulm seksual.

“Rezultatet tona tregojnë se nuk ka asgjë të veçantë në të tridhjetat, por që këto sjellje reflektohen te të gjitha femrat që përjetojnë rënie të fertilitetit. Mund të jetë më e vështirë të mbetesh shtatzënë pas moshës 35 vjeçare, por hulumtimet tregojnë se femrat do të jenë të motivuara deri në menopauzë”, është shprehur ajo.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )