Burra duhet t’i dini, 6 frikërat e mëdha të grave gjatë sexit

Burra duhet t’i dini, 6 frikërat e mëdha të grave gjatë sexit

Ndodh shpesh që femrat nuk arrijnë ta shijojnë seksin dhe të përjetojnë orgazmën pasi kanë disa komplekse që nuk i lejojnë ato të ndihen të lira. Sipas, The Indipendent, disa nga komplekset dhe shqetësimet kryesore të tyre janë:

Unë nuk kam trup të bukur: Frika se partneri nuk të pëlqen ty fizikisht dhe se trupi yt është larg ideales…Po, kush ka trup ideal? Mos harro se partneri yt është me ty sepse të pëlqen me të mirat dhe të metat e tua dhe se askush nuk është perfekt.

Unë nuk di fare nga seksi: Frika se nuk do të arrish të kënaqësh partnerin tënd pasi nuk ke përvojë të mjaftueshme është e njohur. Ndihu e lirshme dhe shijoje seksin pasi për të arritur orgazmën nuk kërkohet shumë përvojë, por shumë pasion.

Ai nuk më do: Sigurisht që për meshkujt është më e zakonshme të kryejnë marrëdhënie seksuale edhe pa pasur ndjenjë dashurie. Por sigurisht që ai të pëlqen deri sa jeni bashkë, prandaj shijo momentin dhe mos u thello tek gjërat të cilat do ti zgjidhë vet koha.

Po sikur ta mërzis? Nëse gjatë seksit nuk ndihesh komode me diçka është mirë t’ia thuash partnerit tënd pasi ju duhet të merrni kënaqësi të dy bashkë nga seksi, jo vetëm partneri. Mos mendo se nëse do ti thuash se diçka nuk shkon mirë ai do të mërzitet.

Po sikur? Nëse para se të fillosh seksin të kap paniku i incidenteve të mundshme, të tipit: Po sikur të çahet prezervativ, bëj kujdes! Nuk je në kushtet e duhura!

Po sikur të mbetem shtatzënë? Po sikur atij mos t’i pëlqejë seksi me mua? Lëri pyetjet pas, merr masat e nevojshme dhe shijoje…Pyetjet e tepërta nuk kanë kuptim.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )