Ky është Mërgimtari 21-vjeçar që dënohet me 14 vjet burg në Zvicër

Ky është Mërgimtari 21-vjeçar që dënohet me 14 vjet burg në Zvicër

Mësohet se një qytetar nga Zvicra, i moshës 21 vjeç, me origjinë nga Kosova, në janar të vitit të kaluar ishte dënuar me njëmbëdhjetë vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Qarkut të Cyrihut, për lëndime të rënda trupore dhe kundërvajtje të ndryshme të shpejtësisë.

Rasti erdhi pas disa kohësh në rigjykim. Çështja tani është shqyrtuar në Gjykatën e Lartë, ku është rigjykuar.

Para tre vjeitësh, 18-vjeçari i papunë ka fotografuar prostituta të ndryshme nga vetura e tij. Prandaj, njëra prej tyre i informoi forcat e sigurisë me rroba civile, duke përfshirë një police 38-vjeçare.

20 minute shkruan se punonjësja e policisë së bashku me kolegët i është afruar veturës së 18-vjeçarit. Forcat e sigurisë i kërkuan vozitësit të parkonte automjetin e tij në një parking. 18-vjeçari nuk e ka përfillur kërkesën. Në vend të kësaj, ai e goditi oficeren e policisë.

Thuhet se këmba e majtë e 38-vjeçares është futur mes rrotës së përparme dhe kafazit të timonit. Policja ka rënë në tokë dhe është tërhequr zvarrë më shumë se 15 metra nga vetura, e cila qarkulloi nëpër shesh me një shpejtësi prej gati 40 km/h.

Ndërkohë, gjyqtari hapi vendimin dhe shpalli fajtor 21-vjeçarin për tentativë vrasje dhe kanosje të shumëfishtë me jetë. I akuzuari duhet të shkojë në burg për 14 vjet dhe të paguajë një gjobë prej 1 200 frangash. Ai gjithashtu duhet t’i nënshtrohet trajtimit ambulator.

CATEGORIES
TAGS
Share This