Lojtari i Superligës Shqiptare kalon tek Ballkani, drejtori Nexhipi zbulon detajet

Lojtari i Superligës Shqiptare kalon tek Ballkani, drejtori Nexhipi zbulon detajet

Drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi ka qenë i ftuar në ‘Kubin Sportiv’ në Euronews Albania ku ka komentuar sezonin e suksesshëm që u mbyll me trofeun e Superligës.

Më tej, Nexhipi foli dhe për merkaton e skuadrës nga Suhareka ku sipas tij është piketuar njëri prej yjeve në kampionatin shqiptar. Sipas asaj që deklaron, nuk është as nga klubi bardheblu e as nga Partizani.

“Jemi duke përcjellë lojtarë, besoj do kemi tre apo katër afrime. Kemi përcjellë disa lojtarë dhe mund të them ndoshta një lojtar i superligës së Shqipërisë mund të bashkohet këtë vit me ekipin tonë, por nuk është nga Tirana apo nga Partizani. Më shumë nuk po them”,-tha Nderim Nexhipi.

Patjetër që kemi lojtarë me shumë kualitet në ekip, lojtarë të rinjë që pas paraqitjeve në garat europiane kanë ngjallur shumë interes në ekipe të ndryshme. Ka pasur interes edhe në janar, Krasniqi na u largua në janar, pasi kontrata i skadonte në verë.

Tani ka shumë interesim për Rrahmanin dhe ai ndoshta do të jetë lojtari që do të lërë ekipin këtë verë për t’u transferuar në  një ekip më të fortë europian”,-tha Nderim Nexhipi duke pohuar kështu se së shpejti Albion Rrahmani do largohet nga ekipi.

Duke folur për mbarëvajtjen e ekipit, Nexhipi shtoi se Lindon Emërllahu tashmë quhet diamant i ekipit, pasi edhe pse është vetëm 20 vjeç po bëhet lojtar kyç i ekipit. Ai tha gjithashtu se po vazhdojnë të shikojnë ofertat, pasi me përfundimin e kampionatit do të konkretizohet më shumë gjërat.

CATEGORIES
TAGS
Share This