U kap me heroinë dhe kokainë,ky është i riu që përfundoi në pranga të Policisë
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar edhe të hënën në qendër të Prishtinës, ku Policia ka ndaluar një 24-vjeçar, i cili është kapur me një sasi të heroinë dhe të kokainës.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Qazim Jasharin, i cili është kapur në flagrancë me drogë, në rrugën “Luan Haradinaj”, mbrëmjen e djeshme.
Pas përfundimit të kontrollit, heroina dhe kokaina janë sekuestruar nga zyrtarët policorë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.