Vidhen 200 mijë euro

Vidhen 200 mijë euro

Në Teqenë e Madhe në Gjakovë është vjedhur një shumë marramendëse e parave, ku sipas burimeve të klankosova.tv, vlera e saj dyshohet të jetë 200 mijë euro.

Rasti u konfirmua për klankosova.tv, nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

”Nga ankuesi është deklaruar se është vjedhur një shumë e madhe e parave. Shuma ende nuk dihet saktësisht për shkak se jemi ende në fazën fillestare”, tha Elezaj.

Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”

Vjedhja u konfirmua edhe nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.

”Po është e saktë. Me rastin po merren policia”, thuhet në përgjigjen e tyre për klankosova.tv

CATEGORIES
TAGS
Share This