Vidhet delja në fshatin Gjinoc,i dyshuari arrestohet!
Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës.
Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar në mënyrë materiale viktimat.
Nga ajo që dëgjojmë dhe shohim në përditshmëri, rezulton se cak i hajnave janë natyrisht gjërat që janë më të vlefshme, si: gjësendet shtëpiake, ari, para, vetura, telefona mobil, e shumë të tjera,
Sipas Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ka vjedhur një dele, pronë e viktimës i cili e ka raportuar rastin në polici.
I dyshuari thuhet ta ketë pranuar se ka kryer vjedhjen andaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gjinoc, Suharekë 17.05.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer vjedhje të një deleje, pronë e viktimës mashkull kosovar. I dyshuari gjete intervistës ka pranuar se ka kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.