Tragjike: 19-vjeçari  bën vetëvrasje, gjendet i varur në serrë

Tragjike: 19-vjeçari bën vetëvrasje, gjendet i varur në serrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën pak para mesnatës në familjen Miftari në fshatin Sadovinë e Jerlive në Viti. Në shtëpinë e tyre, djali i tyre 19-vjeçar vdiq tragjikisht pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e të riut, teksa kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtynë t’i jap fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Azir Hasanin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se i riu ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në serrën që ndodhet në oborrin e shtëpisë dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë, përkundër që mjekët intervenuan dhe tentuan për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën i riu.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

CATEGORIES
TAGS
Share This