Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet një person në Suharekë

Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet një person në Suharekë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. 

Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

E në shumë raste të dyshuarit janë recidivistë të dhunës, por që si pasojë e dorës së butë të shtetit në marrjen e masave të sigurisë dhe shqiptimin e dënimeve, ata i përsërisin këto vepra, e madje në shumë raste duke përfunduar edhe tragjikisht.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 40-vjeçari është emër i njohur për organet e Drejtësisë, pasi që dyshohet se e ka përsëritur këtë vepër.

Gruaja e cila ka denoncuar rastin në Polici ka deklaruar se i shoqi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj mbrëmë, kur ishte kthyer në gjendje të dehur në shtëpinë e tyre. 

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, edhe pse fillimisht kishte ikur nga shtëpia. 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

CATEGORIES
TAGS
Share This