Arrestohet qytetari pasi ofendoi një familjare të tij
Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.
Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.
Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje,
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 10.05.2023-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka fyer e ofenduar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News