Kjo është stina në të cilën burrat kanë më shumë nevojë për seks
Meshkujt gjatë dimrit kanë nevojë më të madhe për seks, tregon një anketë e kryer përmes një aplikacioni për “takime on-line”. Gjatë dimrit meshkujve u rritet edhe dëshira për përkëdhelje, për romantikë dhe për afërsi.
Gjatë testimit të 1000 meshkujve, çdo i pesti prej tyre është përgjigjur se gjatë periudhës së dimrit kohën më me dëshirë do ta kalonte me partneren, edhe nëse nuk është aq i dhënë pas saj. Iniciuesit e kësaj ankete përgjigjen pse ndodh kjo e kanë kërkuar te psikologja për probleme në lidhje dhe martesa, Rachel Susman.
Pa marrë parasysh se sa gjatë verës meshkujt janë të eksituar rreth faktit se janë të lirë dhe gjatë kësaj kohe shmangin lidhjet emocionale, në mënyrë që të bëjnë çfarë të duan dhe kur të duan, gjatë periudhës së dimrit për meshkujt është e papranueshme zbrazëtia emocionale dhe seksuale, sepse gjatë kësaj periudhe ata ndihen të vetmuar”, ka sqaruar Susman.
Prandaj, sipas saj, meshkujt janë më të përndezur gjatë dimrit dhe mundohen të jenë në lidhje të vazhdueshme, në mënyrë që të kenë mundësi të bëjnë seks sa herë që duan. Për këtë arsye femrat nuk do ta dinë kurrë nëse mashkulli me të cilin është në lidhje e ka seriozisht ose vetëm e konsideron si një “Pako seksuale dhe emocionale”.