I ra telefoni në vaskë, adoleshentja vdes në banjo
Një 16-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.
Maria Antonieta Kutilo humbi jetën, kur telefoni i saj i cili ishte në karikim ra në vaskë në momentin që ajo po bënte dush.
Mediet italiane raportojnë se viktima ishte duke folur me shoqen e saj me videothirrje teksa ishte në dush.
Ka qenë shoqja e 16-vjeçares ajo që njoftoi autoritetet, pasi u shqetësua kur telefoni i shoqes u fik direkt.Familja dhe miqtë e Miarias janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa mësohet se babai i 16-vjeçares është biznesmen i njohur në zonën e Irpinia.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News