A po rikthehet në PDK? Fatmir Limaj përgjigjet hapur në pyetjen direkte
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk e ka mohuar direkt pyetjen lidhur me një kalim të mundshëm të tij në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai në Nacionale është pyetur për takimet me zyrtarë të PDK-së dhe ka thënë se Kosova ka nevojë për një front të bashkuar demokratik.
Njerëzit normalisht edhe i komentojnë takimet në mënyrën që i shohin. Se ka nevojë këtu për një front të bashkuar, ka nevojë shumë, se vendi është keq, është shumë keq. Se ka pasë tendenca me deviju e me banalizu pjesë të shenjta të historisë, vendit tonë, vuajtjeve e dhimbjeve që ka kaluar me vite të tëra.”, tha Limaj.
Ai ka thënë se është i hapur për bashkëpunim dhe rrugës mund të gjendet formula e bashkëpunimit elektoral.
CATEGORIES Lajme