E dhimbshme: Ky është i riu që dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Vushtrri

E dhimbshme: Ky është i riu që dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Vushtrri

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast mjaft të rëndë që ka ndodhur në Vushtrri, ku një i ri është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 30-vjeçar, i cili për motive akoma të panjohura i ka dhënë fund jetës duke u varur në një pemë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Shaip Behramin, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, që pas ekzaminimeve për shenja vitale konstatoi se viktima ka ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë.

“Vdekje e dyshimtë/ Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 30 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”

CATEGORIES
TAGS
Share This