Detaje tronditëse nga vetëvrasja e 51 vjeçares

Detaje tronditëse nga vetëvrasja e 51 vjeçares

Botapress.info pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.

Sinjali mëson se viktima është Remzije Matoshi, 51-vjeçare.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës pasi dolën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e djalit të viktimës, i cili ka bërë me dije se e ka gjetur nënën e tij të varur në garazhin e shtëpisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

CATEGORIES
TAGS
Share This