Shkoi në Turqi për të bërë operacion dobësimi, një tjetër vajzë e re vdes në duart e mjekëve
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalet turke, ku raportohet se një tjetër vajzë e re, këtë herë britanike, ka ndërruar jetë teksa i nënshtrohej një operacioni dobësimi në Turqi.Bëhet fjalë për 28-vjeçaren, Shannon Bowe, e cila vdiq tragjikisht në fundjavë gjatë procedurës së humbjes së peshës, e cila përfshin vendosjen e një shiriti rreth stomakut për të ulur konsumin e ushqimit.Ajo udhëtoi drejt Turqisë për t’iu nënshtruar operacionit. Është e paqartë se në cilin spital ajo po bëhej operacion apo cilat komplikime çuan në vdekjen e saj. Të afërmit dhe miqtë e saj janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News