Vdes 11 vjeqari pasi rrëzohet nga ballkoni dajes!

Vdes 11 vjeqari pasi rrëzohet nga ballkoni dajes!

Gazeta Sinjali raportoi dje për një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në një familje në Pejë, ku një fëmijë ka humbur jetën aksidentalisht, duke rënë nga ballkoni i shtëpisë. Ky rast ka tronditur gjithë familjen Sadikaj nga Deçani, sidomos nënën e fëmijës e cila bashkë me të kishin shkuar për vizitë te një familjar, ku ai gjeti vdekjen. 

Fëmija vdiq në ballkonin e shtëpisë së dajës, ku kishte shkuar bashkë me nënën e tij. Sipas informacioneve që ka Sinjali, fëmija është dërguar pa shenja jete në spital, pasi s’ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve që mori nga rrëzimi aksidental.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale konfirmoi se fatkeqësisht fëmija ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, teksa trupi i pajetë iu është kthyer familjes për të vazhduar me ceremoninë mortore.

Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia Rajonale në Pejë. 

“Më datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir.

Fëmiu është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Rugova.

CATEGORIES
TAGS
Share This