E dhimbshme: Ky është 40-vjeçari që humbi jetën pasi u godit nga vetura

E dhimbshme: Ky është 40-vjeçari që humbi jetën pasi u godit nga vetura

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Randobravë të Prizrenit. Këmbësori ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, pasi u godit nga një veturë që po lëvizte në drejtim të fshatin Krushë.

Sinjali mëson se viktima është Blerim Sezairi, 40-vjeçar.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku që doli me ekipin e Emergjencës në vendin e ngjarjes, teksa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, është dërguar në mbajtje.

CATEGORIES
TAGS
Share This