Vendos përfundimisht gjykata, Agim Ademi në arrest shtëpiak prej 30 ditësh

Vendos përfundimisht gjykata, Agim Ademi në arrest shtëpiak prej 30 ditësh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë,duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.

Ademi është duke u dyshuar për veprat “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga zëdhënësja e gjyaktës, Mirlinda Gashi.

Para pak minutash është marrë vendimi që kryetarit të FFK-së, Agim Ademit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka deklaruar Gashi për Telegrafin.

Ademi po dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorim i besimit’ si dhe ‘Shamgnie nga tatimi’, duke keqpërdorur buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

I pari i futbollit kosovar fillimisht iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh, por ai natën e mbrëmshme e kaloi në QKUK për shkak gjendjes jo të mirë shëndetësore.

CATEGORIES
TAGS
Share This