E dhunoi seksualisht një 15 vjeçare në Suharekë në nëntor të 2022’ës, arrestohet 35 vjeçari
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.
Në shumë raste viktima janë edhe vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga personat e rritur pavarësisht moshës së tyre minore.
Një rast tronditës është zbuluar në Prizren, pas informacioneve të publikimit të një videoje, ku shiheshin dy persona duke kryer marrëdhënie seksuale.Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas zhvillimeve hetimore është arritur që të identifikohen personat në videon, ku viktima është një vajzë 15-vjeçare.
Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur që ta arrestojnë 35-vjeçarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur dhe të gjithë aktin e ka regjistruar me videoincizim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.
Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.
Rasti poashtu, figuron edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, ku thuhet:
DHUNIM
Suharekë, nëntor 2022. Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.