Ky është burri 77-vjeçar që u gjet i vdekur në dhomën e motelit
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një rast të vdekjes që ka ndodhur në një motel te Tranziti i Vjetër në Prizren, ku një burrë i moshuar u gjet pa shenja jete. Shkaktari i këtyre rasteve shpeshherë është besuar të jetë përdorimi i barërave dhe ilaçeve që shërbejnë për ereksion pa përshkrimin e mjekut. Ndonëse ende nuk dihen shkaqet e rastit të fundit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Jashar Jahajn, 77-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka intervenuar edhe Policia, ku janë marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.